Teatri i lëvizshëm muzikor – Manastir (Moving Music Theatre) do të performojë sonte dhe nesër në njërin nga festivalet më të rëndësishme në Gjermani dhe do të interpretohet monoopera “Ditari i një të çmenduri”. Në monooperën “Ditari i një të çmenduri” interpreton aktori Ozren Grabariq, ndërsa pas përfundimit të interpretimeve në Lajpcig, Teatri i lëvizshëm muzikor – Manastir do të përgatitet për një turne në qytetin suedez të Geteburgut, ku do të mbahet festivali për operën e re gjatë shkurtit të vitit 2020.