Me maskenballin tradicional dhe përzgjedhjen e princit dhe princeshës në Karnavalin e Strumicës zyrtarisht filloi argëtimi i karnavalit në qytet nën Kullat e Mbretit. Princi dhe princesha në karnaval, çifti bashkëshortor Kiril dhe Biljana Ahtarov nga Strumica, së bashku me mbretin e udhëhoqën varganin e madh të karnavalit në Mbrëmjen Internacionale të Karnavalit në të cilën morën pjesë afër dy mijë pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë, të ndarë në 47 grupe. Kremtimet e karnavalit dje në Festën e Faljes vazhduan me Karnavalin e Fëmijëve, ndërsa sot në të Hënën e Pastër, në sheshin e Strumicës, tradicionalisht zihet dhe konsumohet fasulja e bardhë. Sot do të publikohen edhe rezultatet për maskat më të suksesshme të Mbrëmjes Internacionale të Karnavalit, ndërsa sonte prapë në Qendër të Kulturës „Anton Panov“ do të hapet ekspozita në të cilën do të ndahen çmimet e konkursit për karikaturë dhe aforizma me temën e karnavalit. Shëtitja tradicionale e karnavalit, vizita e shtëpive të vajzave të fejuara, si dhe ndarja e çmimeve për maskat më të mira të karnavalit do të mbahet më 12 mars. Kremtimet e karnavalit përfundojnë më 13 mars me shënimin e zakoneve trimerike dhe kthimin e çelësit të qytetit kryetarit të komunës nga pjesëmarrësit e karnavalit.