“Marrim pjesë në një ngjarje të rrallë kulturore.Në dialogun ndërmjet Stobit dhe Petar Haxhi Boshkov.Kryqëzohen civilizimet dhe epokat.Modernja është e vënë në qytetin antik.Me siguri kanë çka për t’i thënë njëra – tjetrës”- tha ministrja e Kulturës,Irena Stefoska,në hapjen e ekspozitës,”Zbulim i së ardhmes:Arkeologjia e Modernitetit” nga artisti Petar Haxhi Boshkov në lokalitetin arkeologjik “Stobi”.

Ajo shtoi se skulpturat e Haxhi Boshkov,të cilat tashmë janë trashëgimi kulturor,i kërkojnë lidhjet e tyre me artin antik.Dy mijë vjet e gjysmë më vonë,të vendosura kështu në Teatrin Antik,në Via Sakra,në Tempullin e Izidas dhe Serapis,ata pas një periudhe më të gjatë,në mënyrën e tyre i riafirmojnë vlerat që ka modernizimi në vend,të cilat u hoqën nga kujtesa jonë.

Ekspozita,e cila përfshin dyzetë vepra reprezentative dhe vepra nga disa faza krijuese të Haxhi Boshkov,krijimtarija e së cilit e ngulitur në themelet e identitetit kulturor bashkëkohor të vendit tonë,synon të sjellë botën e vjetër të mbrojtur më afër kohës moderne.

Me këtë projekt,tha ministrja e kulturës, vëmendja është sërisht tek artisti i cili është doajen i modernizimit në vendin tonë,autor dhe figur shoqërore i cili përmes veprave dhe angazhimeve të tij la gjurmë të qëndrueshme në formimin e shtetit të sotëm maqedonas të emancipuar dhe modern.

Ministrja shprehu pritshmëritë se këto vepra moderne – të cilat rrezatojnë liri,integritet dhe individualitet,me një frzmë evropiane,të vendosura në lokalitetin e lashtë – të ndikojnë në ngritjen e ndërgjegjjes për rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

“Nga ana tjetër,besoj se projekte të tilla do ti inkurajojnë profesionistët e ardhshëm  të rinj të vazhdojnë bëjnë sqarimin mbi aspektet e pazbuluara të artit modern maqedonas”- tha ministrja e kulturës Stefoska.

Kurator dhe autor i konceprit të ekspozitës është vlladimir Jançevski.Projekti mbështetet nga Ministrija e Kulturës së R. së Maqedonisë së Veriut dhe realizohet në kuadër të projektit afatgjatë “Stobi – qytet i gjallë” qëllimi i së cilit është ringjallja e lokalitetit dhe të hapë perspektiva të reja në dialog me trashëgiminë moderne,si dhe me produksionin bashkëkohor kulturor.