“Punonjësit e kulturës dhe artistët,thonë se pandemia nuk do ta ridefinoj kulturën dhe ata dëshpërimisht po luftojnë me përpjekjet e dhunshme të virusit për të na mësuar se mundet edhe pa kulturë.Kjo pandemi e ka reduktuar komunikimin deri në atë nivel,që të mos fillojmë të flasim me veten,tha ministrja e Kulturës,Irena Stefoska,sot në konferencën e parë vjetore “Forumi Ekonomik dhe Financiar i Shkupit”e cila nën organizim të Ministrisë së Financave,u zhvillua me temë “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas KOVID-it”.

Ministrja Stefoska në fjalimin e saj në panelin e diskutimit kushtuar kapitalit njerëzor dhe zhvillimit gjithëpërfshirës,theksoi se vitin e kaluar,kur të gjithë dëshironim dhe besonim se kjo do të zgjas për një kohë të shkurtër,kultura gjeti rrugën e saj deri tek njerëzit duke përdorur mjetet e internetit.

-“Por tani “punë nga shtëpia” nuk është opsion për kulturën.Ajo nuk komunikon me makina,por me njerëz.Kultura përmes internetit,luajti rolin e saj,por zgjat shumë… ne jemi të etur për ta konsumuar atë si një publikë reale,e jo në pizhame.Prandaj do të them – ky është një iluzion,e jo një kulturë e gjallë.Së fundmi,dhe në veçanti këtë verë,morëm një frymë të nevojshme kulturore.Por kultura në një kohë me frikë nga prekja ,nuk është ajo-ajo.Kur nuk e shohim fundin,nuk mund ti parashikojmë pasojat.Bultenin ditor për të infektuarit dhe të vdekurit nga Covid 19-të po e marrim si pjesë përbërëse e lajmeve të ditës.Dhe aq” – theksoi Stefoska.Në fjalimin e saj,vuri në dukje se rimëkëmbja ekonomike është një përparësi kryesore,por theksoi se në atë betejë,shëndetësia dhe kultura janë krah për krah.

“Trupi kërkon ilaç,ndërsa për shpirtin ilaçi është në kulturë dhe në art.Është e vërtetë se veprat më të mira krijohen në kohëra të vështira.Është e vërtetë se heshtja është aleati më i madh i njerëzve kreativ.Por,kjo tashmë është një heshtje e dhimbshme e cila zgjat shumë,dhe e cila si me gomë fshin shkronjë pas shkronje nga fjala – njerëzimi”, theksoi ministrja e Kulturës.

Stefoska kujtoi se Qeveria dhe Ministria e Kulturës në pakot për ndihmë ekonomike i kyçi punonjësit kulturor dhe artistët.Ajo theksoi se parimi i solidaritetit është një vlerë,së cilës,siç tha ajo,i ftoi të gjithë ata që aplikuan me projektet e tyre në Konkursin vjetor për mbështetje në kulturë.

“U bëj thirrje që këtë vlerë ta kenë parasysh edhe në konkursin për vitin e ardhshëm”- tha Stefoska,e cila u bëri thirrje të gjithë kompanive dhe individëve shoqëror përgjegjës t’i zgjasin dorë kulturës,siç tha,sepse një ditë edhe moti i keq do të mbarojë.

“Kultura e para pësoi.Nuk duhet ta lëmë e fundit të rikuperohet.Bëhet fjalë për shëndetin tonë mendor”, theksoi Stefoska,dhe falënderoi të gjithë punonjësit e kulturës dhe artistët,për inovacionin e tyre,për pasionin e tyre,për mos frikëln e tyre nga çdo hapësire e lirë për të bërë skenë të hapur dhe të paktën nga një distancë për të mbajtur të gjallë kulturën.

Në fund të fjalimit të saj,ministrja e Kulturës,porositi se në shumë veprimtari njerëzit mund të zëvendësohen me robotë,makina,por kultura i përket tërësisht njeriut.

“Këtu,nuk kam frikë,sepse ne kemi potencial të madh njerëzor,në të cilin duhet të investojmë me përpjekje të përbashkëta.Ne duam një jetë më të mirë,e jo më të lehtë.Ne nuk lusim për ndihmë,ne kërkojmë mbështetj”,theksoi ministrja e Kulturës,Stefoska.

Konferenca e parë vjetore “Forumi Ekonomik dhe Financiar i Shkupit” i cili u mbajt sot dhe dje në Shkup,mblodhi në një vend përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare,të sektorit të biznesit dhe të pushtetit ekzekutive dhe lokal nga vendi dhe rajoni të cilët debatuan për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës Kovid.