Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit, Husein Karimi.

Në takim, Ismaili dhe Karimi biseduan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm në fushën e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Iranit, i cili realizohet në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet qeverive të të dyja vendeve, si dhe në bazë të Programit të nënshkruar për zbatimin e bashkëpunimit kulturor dhe artistik ndërmjet ministrive të të dyja vendeve për periudhën deri në vitin 2021.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se të dyja vendet kanë një bazë të mirë për një bashkëpunim konkret ndërmjet institucioneve në fushën e kulturës, por edhe për shkëmbimin e artistëve të cilët do të jenë mysafirë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare në vendin tonë dhe në Iran. Ishte marrë në konsideratë edhe mundësia e realizimit të një prezantimi të plotë të kulturës maqedonase në Iran, si Ditët e Filmit Maqedonas në Iran, dhe në bazë të ndërsjellë, Ditët e Filmit Iranian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.