Ministri i kulturë Asaf Ademi sot në hapsirat e Ministrisë së kulturës realizoj takim pune  me profesorin Tan Shri Dato Vira d-r Mohd Shukri Ab Jaxhid, kryetar dhe themelues i Univerzitetit më të kualifikuar privat për Menaxhment dhe Shkencë nga Malajzia.

Ministri i Kulturës Asaf Ademi sot në hapsirat e Ministrisë së Kulturës realizoi takim pune me profesorin Tan Shri Dato Vira dr. Mohd Shukri Ab Jaxhid, kryetar dhe themelues i Universitetit më të kualifikuar privat për Menaxhment dhe Shkencë nga Malajzia.

Në takim mysafiri nga Malajzia e njoftoi ministrin Ademi për përpjekjet, angazhimin dhe përkushtimin për vendosjen e standarteve të reja për kualitet në qendrat arsimore rajonale malajziane dhe qendrat rajonale private arsimore dhe përfshirjen e tyre në shekullin 21. Plotësimi i standarteve rezulton që Universitetin për Menaxhim dhe Shkenc të gjendet në grupin e 5 universiteteve më të mira, çmim të cilin e ndan Ministria e Arsimit të Lartë në Malajzi.

Përkushtimi i profesor Shukriut për arsimin dhe mësimin rezulton me pjesmarrjen e tij në më shumë punëtori dhe konsultime të supervizionit në sferën e menaxhimit, sipërrmarrësisë dhe marketingut.Ai ka shkruar një numër të madh të punimeve hkencore dhe artikuj të botuara në më shumë revista ndërkombtare dhe lokale.