Në pajtim me nenin 70 të Ligjit për kulturë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/2010, 47/2011, 51/2011, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16, 11/18 dhe 11/18), institucionet nacionale në qershor në vitin rrjedhës për vitin e ardhshëm në Ministrinë e Kulturës dërgojnë draft-program vjetor për punën e institucionit.

Në draft-programin vjetor janë shprehur mjetet e nevojshme për: aktivitetet e programit, shpenzimet operative të institucionit, rrogat dhe kompensimet tjera të punonjësve dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët do të angazhohen për ta realizuar programin, shpenzimet materiale dhe shpenzimet për mbajtjen e investimit, sigurimin, përshtatjen dhe furnizimin e pajisjes për institucionin.

Draft-programi vjetor përmban projekte me saktësimin e shpenzimeve për dedikime dhe aktivitete.

Formularin për draft-programin vjetor dhe formularët për projektet e veçanta sipas veprimtarive të veçanta duhet të merren nga faqja e internetit e Ministrisë së Kulturës (www.kultura.gov.mk), të plotësohen në mënyrë elektronike duke i shkruar të dhënat në vendin e caktuar dhe të verifikohen me vulën e institucionit dhe me nënshkrimin e personit të autorizuar. Për çdo projekt të veçantë plotësohet formular i veçantë i veprimtarisë përkatëse.

Në formularët e plotësuar, detyrimisht duhet të bashkëngjiten dokumentet e kërkuara që janë theksuar në secilin formular të veçantë të veprimtarisë përkatëse.

Me formularin mund të dërgohen edhe dokumente / materiale tjera për shpjegimin shtesë të projektit për të cilat institucioni vlerëson se është e nevojshme t’i dërgojë. Dokumentet / materialet e dërguara me formularin nuk kthehen.

Për të gjitha informatat shtesë lidhur me formularët, mund të drejtoheni në Ministrinë e Kulturës, në departamentin përkatës.

Theksojmë se nuk do të shqyrtohen formularët që nuk janë plotësuar tërësisht dhe formularët e pakompletuar – pa dokumentet e bashkëngjitura.

MINISTRIA E KULTURËS

Обрасци за нацрт – годишната програма на националните установи за 2021 година

Обрасци за проекти од областа на визуелните уметности архитектура и дизајнот

Обрасци за проекти од областа на драмската дејност – аматеризам

Обрасци за издавање ЦД

Обрасци за проекти од областа на манифестации и фестивали

Обрасци за проекти од областа на музичко – сценската дејност и фолклорот

Обрасци за проекти од областа на драмската дејност – продукција на професионална претстава

Обрасци за проекти од областа на меѓународна дејност

Обрасци за инвестиционо и техничко одржување на објектите и опремата во државна сопственост

Обрасци за проект од областа на заштитата на културното наследство национални установи

Обрасци за проект од областа на европските интеграгии

Обрасци за проект од електронското издаваштво

Обрасци за списание

Обрасци за публикација