Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të nenit 58 paragrafi 1 të Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 66/04, 139/08, 99/09, 149/14, 150/15 dhe 37/16), në seancën e mbajtur më 30 qershor 2020, solli Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për masat për të parandaluar futjen dhe përhapjen e virusit korona Covid 19.

Me Vendimin u miratuan edhe protokollet e sjellura nga Komisioni për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë, për funksionimin e bibliotekave, muzeve, galerive dhe hapësirave të ekspozitës, vallet dhe klubet e baletit, dhe mund të fillojnë me aktivitete dhe punë me organizimin e ngjarjeve dhe manifestimeve në hapësirën e hapur, me respektim të detyrueshëm të Protokollit për mënyrën dhe kushtet e organizimit të ngjarjeve nga Komisioni për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Asociacioni i event industrisë.

Në shtojcë është Vendimi i shpallur në Gazetën Zyrtare, me protokollet individuale. Ato që kanë të bëjnë me institucionet kulturore janë botuar në faqet prej 8-11 të dokumentit.

VENDIM PËR PROTOKOLL