Me koncertin e violinistes me famë botërore, Vanesa Mej, sonte në Teatrin Antik do të hapet Edicioni i 59-të i Festivalit „Vera e Ohrit“.Dashamirët e artit në këto 40-të ditët e festivalit do të kenë mundësinë t’i ndjekin mbi 40-të ngjarje kulturore të emrave të njohur botërorë dhe vendorë në skenat e Teatrit Antik, Sarajit të Poshtëm në Kishën „Shën Sofja“, por edhe në oborrin e saj, në Qendrën e Kulturës „Grigor Përliçev“, si dhe në vende të tjera nëpër qytet.

Përveç Mej, në pjesën muzikore të programit janë edhe gala-koncerti i operës i Operës dhe Baletit Nacional, ngjarja e Orkestrës Kamertale të RMM „Sasha Nikollovski Gjumar“ nën shkopin e dirigjentit të Oleg Kondratenko, do të interpretojnë edhe kitaristët Vllatko Stefanovski dhe Mirosllav Tadiq, Kuarteti me Harqe „Asaselo“ nga Gjermania, Orkestra Kamertale „Solistët e Sofjes“ nga Bullgaria, Ansambli „Doriko“ nga Italia, Kuarteti „Terem“, si dhe artistët serb Stefan Milenkoviq në violinë dhe Vlladimir Millosheviq në piano, Denis Shapovalov në violonçelë dhe Aleksandar Vershinin – piano nga Rusia, Elena Papandreu në kitarë, Greqi… Nuk mungojnë as Mbrëmja Ruse me Orkestrën Simfonike të Brijansk, Rusi, nën shkopin e dirigjentit të Eduard Ambartcumjan, Mbrëmja Polake me piano trio „Penderecki“, mbrëmja e Bashkimit Evropian me Mustonen Oli – piano, Mbrëmja Ukrainase me Bozhena Korçinska me flautin e tërthortë ukrainas dhe Bogdan Kozhushko në fizarmonik.

Në kuadër të pjesës dramatike do të jepen shfaqjet „Muzgu i perëndive“ sipas skenarit të Lukino Viskonti, Enriko Medioli, Nikol Badaluko në regjinë e Dalibor Mataniq, produksioni i SNG Drama Maribor nga Sllovenia, „Hadersfild“ nga Uglesha Shajtinac në regjinë e Rene Medveshek, produksioni i Teatrit Rinor të Zagrebit, „Ku është pistoleta“ nga Gabor Gjorej në regjinë e Dejana Nikollovska, produksioni i Teatrit Kombëtar Ohër, „Bakhi – pasqyrë e shkurtër e shpërbërjes“ sipas Bakhit nga Evripidi në regjinë e Igor Vuk Torbica, produksioni i Teatrit Kombëtar Manastir. Teatri i Dramës nga Shkupi do ta interpretojë shfaqjen „Joadekuatë për në punë“ nga Lusi Kirkvud, „Ëndrra e natës së verës“ nga Viliam Shekspir në regjinë e Xhon Blondel të Teatrit Rus të Dramës Stanisllavski – Karaganda, Kazakistani…

Festivali do të mbyllet solemnisht më 20 gusht me interpretimin e shfaqjes teatrale „Odiseu“ nga Goran Stefanovski në regjinë e Aleksandar Popovski në produksionin e GDK „Gavela“ Zagreb, Teatri Ulisis – Brioni, Teatri Kombëtar Serb, Novi Sad, SNG Drama Maribor, Arelje 212, Beograd, Teatri Sterin, Novi Sad, Teatri Navigator, Shkup.