„Në rrugën e Farinelit“ titullohet koncerti simfonik i Filarmonisë i cili, nën dirigjimin e maestro Borjan Canev, do të mbahet sot me fillim në orën 20:00.

Në koncert si solist do të interpretojë kontratenori i njohur nga Ukraina, Jurij Minjenko, njëri nga kontratenorët më të njohur në Evropë, i cili bashkë me orkestrën e Filarmonisë do t’i interpretojë veprat e Vivaldit, Korelit, Broskit, Glukut, Porporës dhe Hendlit.

Jurij Minjenko interpreton në të gjitha skenat prestigjioze të operës dhe me dirigjentë të shquar, ndërsa repertori i tij është i larmishëm. Ai interpreton vepra nga periudha e barokut, klasicizmit, romantizmit, duke i interpretuar rolet kryesore në opera, duke marrë pjesë në vepra të mëdha vokale dhe instrumentale, si dhe në programet recitale.

Gjithashtu, dirigjenti maqedonas, Borjan Canev, me koncertin „Në rrugën e Farinelit“, shënon 20 vjet nga koncerti i tij i parë me filarmoninë tonë.