Shkupi këtë vit do të jetë një nga 12 qytetet që do të shënojë Ditën Evropiane të muzikës (Europian Music Day ) ku do të ritransmetohen online koncerte dhe shfaqje nga një numër i madh të interpretuesve botëror

Në 21 qershor të vitit 1982 dita e fillimit të verës – përmes iniciativës së Ministrit të atëhershëm të Kulturës  franceze , Xhek Lang për herë të parë u vendos festimi  Dita e Muzikës, domethënë Festa e Muzikës (“Fête de la Musique”) me qëllim që të ‘’nxjerrë të gjithë muzicientët  në rrugë ‘’.

Vitin e ardhshëm, rreth 200.000 muzicient mblidhen dhe i përmbushin rrugët me një shumëllojshmëri të zhanreve të muzikës, duke performuar deri në orët e para të mëngjesit duke festuar këtë ditë evropiane. Kjo festë është falas dhe realizohet nga një numër i madhe i donatorëve  dhe mbështetësve të artit dhe kulturës.

Së shpejti Festa e Muzikës bëhet pjesë e konceptit të Vizionit Evropian, dhe kalon përtej kufijve të Francës në të gjithë Evropën  duke bashkuar artistët, organizatorët e ngjarjeve  dhe institucionet kulturore të shoqatës së parë të Rrjetit të Ditës Evropiane të Muzikës. Muzika çdo herë gjen mënyrë për ti frymëzuar njerëzit dhe për tu dhënë atyre forcë të vazhdojnë më tej dhe të marrin përsipër sfida të reja, këtë vit Dita e muzikës do të mbahet në mënyrë virtuale duke bashkuar 12 qytete evropiane ku për herë të parë edhe Shkupin.

Mbështetur nga programi Evropian ,,Evropa kreative,, , ngjarja do të mbahet me 21 qershor ( e diel), si një maraton 10 orësh muzikor, duke prezantuar një udhëtim të vërtet muzikor nëpër Evropë. Me koncepte të veta në manifestim bashkëngjiten  edhe qytetet : Berlin, Budapest, Bukuresht, Krakov, Stamboll, Mançester, Milano, Lublanë, lisabon dhe Praga ku  të gjithë ngjarjet muzikore do të transmetohen  në të gjithë botën përmes kanaleve dixhitale dhe profileve të Rrjetit të Asociacioneve të Ditës Evropiane të Muzikës. Përfaqësueses  i jon i kësaj ngjarje është  grupi muzikor Foltin ku performanca e tij është caktuar në ora 20:00.

Ngjarja është në mbështetje të Qytetit të Shkupit me realizim teknik të Qendrës Kulturore për të rinj në Shkup dhe në partneritet me Pasvrod Produksion.

Kjo është edhe një ngjarje tjetër kulturore ndërkombëtare në të cilën  merr pjesë Qyteti i Shkupit i cili është një konfirmim tjetër i angazhimit të Shkupit për tu bërë një qytet modern evropian, ku vlerat kulturore pozitive do të kultivohen dhe do të ruhen në një nivel të lartë.

PROGRAM ZYRTAR