Koncerti Simfonik “Nju Pogodi”, premiera e të cilit ishte dhënë në Parkun e Qytetit në muajin qershor, do të tingëllojë përsëri në Filarmoni këtë të shtunë (9 nëntor) në orën 12:00.

Më të rinjtë do të kenë mundësinë ta dëgjojnë muzikën e filmave të popullarizuar vizatimorë – “Nju Pogodi”, “Baltazar”, “Kozle Bozle”, “Ariu Veshgjatë”, “Pink Panter”. Performanca muzikore do të pasurohet me video projeksion të filmave vizatimorë, ndërsa animator është Martin Jordanovski.

Filmat që do të kenë mundësinë për t’i parë dhe dëgjuar më të rinjtë janë në të vërtetë filma vizatimorë me të cilat u rritën prindërit e tyre. Narracioni do ta ndjek këtë fillesë të rrëfimit të muzikës së filmave vizatimorë – do t’u tregojë fëmijëve se edhe prindërit e tyre kur ishin fëmijë i kishin shikuar këta filma vizatimorë. Koncerti është një mundësi e shkëlqyer për një shoqërim të përbashkët të prindërve me fëmijët përmes filmave vizatimorë fantastikë që kanë një rrëfim të shkëlqyeshëm dhe ilustrim muzikor.

Orkestra do të dirigjohet nga Xhian Emin, ndërsa aranzhimet janë të Vlladimir Nikollov.