,,Shelgu” të MilçoMançevski-kandidati maqedonas për ,,Oskar” në vitin 2021

од admin_kult

Filmi ,,Shelgu”të regjisorit MillçoMançevski do të jetë kandidat i Republikës së Maqedonisë së Veriut për ,,Oskar” për film më të mirë internacional i  metrazhit të gjatë për vitin 2021, njoftoi Shoqata e Punonjësve të filmit të Maqedonisë (SHPFM).

Vendimi u mor nga Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve maqedonas për çmimin ,,Oskar” në SHPFM, në përbërje:IgorIvanov-regjisor dhe kryetar i komisionit,DejanLiliq- aktor, TamaraKotevska-regjisor, Samir Luma-kinematograf, MartinIvanov-editor, IvanGjorshev- mjeshtër ndriçimi dhe SanjaArsovska-aktore.

Në konkurrim për kandidatur ishin edhe filmat: ,,Efekti i lumturisë” në regji të BorjanZafirofski, ,, I zhdukuri” të Arben Thaçi, ,,Keif” të BllazheDulev dhe ,,Nezo” në regji të Merita Çoçolli.

SHPFM njoftoi se kandidatura e ,,Shelgu” për përfaqësues nacional në garën për çmimin më të njohur të filmit është pranuar dhe miratuar nga Akademia Amerikane për fotografi të lëvizshme, art dhe shkencë.

Për shkak pandemisë KOVID, ceremonia e 93 për ndarjen e çmimeve ,,Oskar” do të mbahet më vonë se zakonisht, më 25 prill 2021(e diel) në LosAngjelos.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе