Nëpërmjet projektit „Kjo godinë flet (me të)vërtetë“ të autorit Filip Jovanovski, dhe kuratores, Ivana Vaseva, Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë në Kuadrienalen e Pragës lidhur me performansën e disenjit dhe hapësirës. Komisionare e pavijonit të Maqedonisë së Veriut është Frosina Zafirovska, drejtoreshë e Muzeut të Qytetit të Shkupit, institucioni që është bartës i projektit.

Pavijoni përbëhet nga instalimi hapësinor me pjesën performative me aktoren Kristina Lelovac, që është pjesë e „Ekspozitës së vendeve dhe rajoneve“ dhe realizohet çdo ditë në orën 13:00; video e shkurtër e titulluar „Kinema Kultura“ që është pjesë e ekspozitës arkitektonike të hapësirave për shfaqjen e arteve (Performance Space Architecture Exhibition) dhe publikimit dygjuhësor.

Hapja e ekspozitës maqedonase u bë të premten në pallatin industrial të Kuadrienales së Pragës që mbahet prej 6 deri më 16 qershor.