Filarmonia ka filluar me transmetimin e disa prej koncerteve të saj simfonike në rrjetet sociale, të cilat mund t’i gjeni dhe në kanalin YouTube, disa prej tyre të realizuara në bashkëpunim me Radio- Televizionin Maqedonas.

Për shkak të gjendjes në të cilën gjendet dhe vendi jonë dhe për shkak të pamundësisë për të realizuar programin live të koncerteve, ne ofrojmë variante alternative për të gjithë ata që duan të shijojnë muzikën klasike dhe në shfaqjet e orkestrave tona Filharmonike dhe dirigjentëve dhe solistëve të jashtëzakonshëm të cilët performuan në skenën e Filarmonisë.

Transmetimi i serialit filloi me koncertin fenomenal  “Fuqia e Zarathustra” dhe performanca e një prej veprave më të fuqishme në klasike – “Kështu foli  Zarathustra” të Rihard Shtraus, të udhëhequr nga mjeshtri i lartë Antoni Vit.

Përveç koncerteve që janë pjesë përbërëse e programit zyrtar, Filarmonia çdo të shtune në kanalin YouTube dhe rrjetet sociale do të transmetojë edhe Koncertet për fëmijë.

Në vijim janë udhëtimet muzikore më emocionuese me Orkestrën e  Filarmonisë, të cilat shpresojmë se do të jenë një motivim dhe kënaqësi shtesë të qëndroni në shtëpi dhe të ndiqni rekomandimet!