Në emisionin ,,Utrinski Brifing” në ,,Sllobodna TV”, mysafir i mëngjesit ishte Afet Jashari, koordinator i programeve në Ministrinë  e Kulturës. Në bisedë me Sasho Ordanovski, Jashari e informoi publikun  se në seancën e 71 të Qeverisë u miratua një Dekret me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit të kulturës në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme , me qëllim  afatin e miratimit të projekt-programeve vjetore për punë të institucioneve nacionale nga fusha e kulturës për vitin 2021 në vend që të jenë deri në fund të qershorit, të prolongohen deri më 1 gusht të këtij viti. Ky është lajmi i mirë për të gjithë institucionet sepse përfitojmë kohë. Kemi bërë një propozim-protokoll për realizimin e projektit dhe ky protokoll është dërguar në Institutin e Shëndetit Publik. Jemi në pritje të përgjigjes  tha Jashari për ,,Utrinski Brifing”.

Lidhur me buxhetin e parashikuar  dhe virusin korona, Jashari theksoi politikën e Ministrisë së Kulturës e cila ka për qëllim përdorimin e të gjitha kapaciteteve  të saj për realizimin e sa ma shumë programeve të miratuara me qëllim që të mundësojë ekzistencë   përdoruesve  që kanë aplikuar në konkurset vjetore dhe me qëllim ti plotësojë nevojat e publikut në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

,,Ka pasur thirrje nga Ministria që të gjithë punonjësit e të cilët duan të heqin dorë nga projektet jashtë institucioneve nacionale  të marrin nga 14.500 denarë  por numri që ka hequr dorë nga projekte të tilla është shumë i vogël.  Për këtë arsye kemi zgjatur afatin që këto projekte të mund të realizohen”, thotë Jashari.

Në emision u nda edhe informacioni se nga Komisioni për sëmundje infektive pritet një protokoll të rihapen institucionet në kulturë, së pari bibliotekat dhe muzetë, dhe që Ministria e Kulturës i ndjek modelet dhe praktikat botërore në këtë fushë në mënyrë që të aplikojë përvojat pozitive në vendin tonë.