Në pajtim me nenin 65 paragrafi 4 të Ligjit për kulturë (,,Gazeta Zyrtare e RM-së,, numër 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18) sot Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mërkurë (24.02.2021) në ueb faqen  (www.kultura.gov.mk) i publikoi rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2021 sipas veprimtarisë dhe sferave.

Në këtë drejtim edhe këtë vit në konkurset e publikuarapër mbështetjen e projekteve me interes nacional për vitin 2021 në afatin e paraparë (8.10.2020 – 10.11.2020) kishte jehonë të madhe , përkatësisht në Ministrinë e Kulturës arritën 4538 aplikime, të dorëzuara nga persona fizik, shoqata,bashkësi, asociacione, shoqëri tregtare, tregtarë individual,dhe persona tjerë juridik të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për kryerjen e veprimtarive në sferën e kulturës.

Ministria e Kulturës në vitin 2021 mbështeti projekte të cilat janë në funkcion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit të kulturës, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë dhe të gjitha ato me projekte të plotësuara nga të rinjtë për të rinjtë. Posaqërisht vëmendje e veçant i është kushtuar barazisë gjinore, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe dialogut ndërkulturor.

Kriteret, përparësitë dhe masat në bazë të së cilave u krye vlerësimi i projekteve nga veprimtaritë e veçanta, ishin në  përmbajtje tekfletëparaqitjet të cilat janë pjesë përbërëse e konkurseve.

Vlerësimi i projekteve dhe programeve u krye nga ana e komisioneve të përbëra nga ekspertë dhe persona kompetentë në sferën përkatëse, duke respektuar parimet e multietnicitetit dhe parandalimi i konfliktit të interesit.

Kryetarët e komisioneve që shqyrtuan të gjitha fletëparaqitjet e arritura sipas veprimtarive të veçanta janë: për letërsi dhe veprimtari botuese – Vesna Dimovska; për veprimtarinë e dramës – Firdauz Nebi; për folklor dhe veprimtarinë artistike-skenike – Emin Gaxha; për muzikë dhe veprimtarinë skenike-muzikore – Branka Kostiq-Markoviç; për artet vizuele,arkitekturë dhe dizajn – Sonja Abaxhieva; për projekte ndërdisiplinore – Zoran Petrovski; për veprimtari ndërkombëtare – Jane Bakevski; për mbrojtjen e trashëgimisë së paluajtshmekulturore dhe mbrojtjen e të mirave audio vizuele – Ljuljeta Abazi; për veprimtarinë e muzeut – Frosina Zafirovska; për veprimtarin e bibliotekës – Slavica Srbinovska.

Rezultatet e publikuara të konkurseve përmbajnë informacione për: bartësin e projektit, emrin e projektit dhe mjetet e miratuara për realizimin e projektit.

Ministria e Kulturës e Rrepublikës së Maqedonisë së Veriut i publikon edhe rezultatet për proektet e mbështetura të thirrjes për institucionet nacionale në sferën e kulturës, të publikuara në Qershor të vitit 2020, në të cilin me afat ligjor u paraqitën 1814 aplikime për projekte të përfshira në draft programet vjetore për punën e institucioneve nacionale.

Për projektet të cilat janë të perzgjedhura edhe projektet të cilat janë të refuzuara në konkurset vjetore për financimin e projekteve prej interesit nacional në kulturë për vitin 2021 për veprimtari dhe sfera janë marrë këto vendime.

Në pajtim me nenin 65 paragraf (5) nga Ligji për Kulturë,kundër vendimit të marrë mundet të ankohen ne afat prej 15 ditëve nga dita e marrjes së vendimit deri tek Komisioni Shtetëror për të vendosur në procedurën administrative dhe procedurën e punësimit në shkallën e dytë.Ankesa nuk e anulon ekzekutimin.

Për projektet të cilat do të përmbahen ne programet vjetore për punë ne institucionet nacionale,ministri i kulturës ka marrë vendime.

Projektet e përzgjedhura ne konkurset vjetore per vitin 2021 duhen të realizohen deri ne fund të këtij viti.

Shkup  24.02.2021   Minisria e   Kulturës

SEKTORI I BIBLIOTEKËS
 Institucionet nacionale
 Përdorues të tjerë

SEKTORI I DRAMËS

Institucionet nacionale
Përdorues të tjerë

ARTET VIZUELE, ARKITEKTURË DHE DIZAJN

Instutucionet nacionale
Përdorues të tjerë

MBROJTJEN E TRASHËGIMISË SË PALUAJTSHME KULTURORE DHE
TË MIRAVE AUDIOVIZUELE

 Institucionet nacionale dhe lokale
 Përdorues të tjerë

PROJEKTE INTERDISIPLINARE

Projekte interdisiplinare

SEKTORI I LETËRSISË DHE BOTIMIT

 Institucionet nacionale
 Përdorues të tjerë

SEKTORI NDËRKOMBËTAR

 Regjistrimi I ngjarjeve të organizuara nga Ministria e Kulturës
 Institucionet nacionale
 Përdorues të tjerë

SEKTORI I MUZEUT

Institucionet nacionale dhe lokale
Përdorues të tjerë

MUZIKA DHE SEKTORI PËR MUZIKËN SKENIKE

 Institucionet nacionale dhe lokale
 Përdorues të tjerë

SEKTORI PËR FOLKLOR

 Institucionet nacionale dhe lokale
 Përdorues të tjerë

INTEGRIME EUROPIANE

 Institucionet nacionale

INVESTIME

 Institucionet nacionale