Në pajtim me nenin 65 paragrafi 4 të Ligjit për kulturë („Gazeta Zyrtare e RM-së“ numër 31/98, 49/03, 82/05, 24/07, 116/10, 47/11, 51/11, 136/12, 23/13, 187/13, 44/14, 61/15, 154/15, 39/16 dhe 11/18), sot Ministria e Kulturës në faqen e internetit (www.kultura.gov.mk) i publikoi rezultatet nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2020 sipas veprimtarive dhe sferave.

Konkurset e Ministrisë së Kulturës manifestojnë transparencë, respektivisht ofrojnë mundësi për mbështetjen e organizatave të qytetarëve, artistëve, punëtorëve profesionistë, manifestime, festivale dhe  iniciativa interdiciplinare etj.

Në këtë drejtim, në Ministrinë e Kulturës edhe këtë vit në konkurset e shpallura për mbështetjen e projekteve me interes nacional për vitin 2020 në afatin e parashikuar (30.09.2019 – 08.11.2019) kishte jehonë të madhe, përkatësisht   arritën mbi 4000 fletëparaqitje të dorëzuara nga persona fizik, institucione nga fusha e kulturës(lokale ose private), njësi të vetëqeverisjes lokale, shoqata,lidhje, asociacione, shoqëri tregtare, tregtarë individual dhe persona tjerë juridik të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut  për kryerjen e veprimtarive në fushën e kulturës.

Të gjitha fletëparaqitjet e arritura janë të shqyrtuara me kujdes nga komisionet profesionale,  të përbërë nga profesionist me renome të veprimtarive përkatëse, të cilët gjatë përzgjedhjes së fletëparaqitjeve veçanërisht ishin të kujdesshëm në shpërndarjen e drejt, kualitative dhe përkatëse të mjeteve buxhetore.

Kryetarët e komisioneve të cilët i shqyrtuan të gjitha fletëparaqitjet e arritura sipas veprimtarive të ndara janë: për letërsi dhe veprimtari botuese, – Berton Sulejmani; për  veprimtarinë e dramës –Irena Sterijovska; për folklor dhe veprimtarin artistike-skenike Arlinda Kalisi; për muzikë dhe veprimtarin skenike-muzikore Jane Bakevski, për artet vizuale, arkitekturë dhe dizajn –Trajçe Blazhevski; për projektet interdisciplinare – Artan Ismajli; për veprimtarin ndërkombëtare-Xhemil Bektoviç, për mbrojtjen e trashëgimisë së paluajtshme kulturore dhe mbrojtjen e të mirave audio vizuale- Mile Belçovski; për veprimtarinë e muzeut- Fanica Veljanovska; për veprimtarinë e bibliotekës-Avzi Mustafa.

Janë përkrah projektet cilësore dhe të argumentuara mirë, të konceptuar me  përmbajte artistike cilësore, projekte përmes së cilave kultivohet dhe nxitet diversiteti kulturor, krijimtaria artistike dhe zhvillimi kulturor.  Mbështetja më e rëndësishme është dhënë dhe projekteve përmes të cilëve promovohen mundësitë e barabarta për të gjithë(vlera multikulturore në shoqëri, barazia gjinore, përfshirja e personave me nevoja të veçanta, grupe të prekura sociale etj.).

 

Kategoritë, prioritetet, kriteret dhe masat në bazë të së cilave është kryer vlerësimi i projekteve sipas veprimtarive të ndara ishin të përmbajtura në fletëparaqitjet të cilat ishin pjesë përbërëse e konkurseve.

Rezultatet e shpallura të konkursit përmbajnë informacione për: bartësin e projektit, emrin e projektit,mjetet e miratuara për realizimin e projektit.

Në thirrjen për institucionet nacionale nga fusha e kulturës, të shpallur në qershor të vitit 2019, në afatin e përcaktuar me ligj deri te Ministria e Kulturës janë dorëzuar më shumë se 1000 fletëparaqitje të projekteve të cilat janë përfshirë në draft-programet vjetore për punën e institucionet nacionale.

 

INFORMATA PLOTËSUESE PËR REZULTATET E KONKURSIT

Për projektet të cilat janë zgjedhur dhe refuzuar në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2020 sipas veprimtarive dhe fusha miratohen vendime.

Në pajtim me nenin 65 paragrafi (5) të Ligjit për kulturë, kundërvendimit të marrë mund të paraqitet ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të vendimit në Komisionin Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë. Ankesa nuk e prolongon zbatimin.

Për projektet të cilat do të përfshihen në Programet Vjetore për punë në Institucionet Nacionale, ministri i Kulturës miraton vendim.

 

Shkup 14.02.2020                                                                                                           Ministria e Kulturës

 

SEKTORI I BIBLIOTEKËS

SEKTORI I DRAMËS

ARTET VIZUELE, ARKITEKTURË DHE DIZAJN

MBROJTJA E TRASHËGIMISË KULTURORE

PROJEKTET INTERDISIPLINARE

VEPRIMTARIA E LETËRSISË DHE BOTIMEVE 

SEKTORI I NDËRKOMBËTARES

SEKTORI MUZEUT

MUZIKA DHE VEPRIMTARIA- MUZIKORA SKENIKE

FOLKLOR