,,Relaps”- ekspozitë personale e Ivan Ivanovski në QKM

од admin_kult

Ekspozita personale e piktorit të artit Ivan Ivanovski me ,,Relaps” do të hapet sonte në Galerinë e Qendrës  Kulturore për të Rinj në Shkup.

Kuratori i ekspozitës është Vlladimir Jançevski , thekson se në kushtet e  frikës së zhvilluar nga vala e re e epidemisë, bllokuar imagjinatën dhe pasojat e pritura ekonomike,sociale, na vë përpara sfidave për mënyrën se si do të ndërtohet ardhmëria. Përmes fotografive shton ai, mendojmë në një mënyrë më ndryshe ,, fotografia është një fenomen e cila në mënyra të ndryshme  e zgjedhë dhe /ose e komplikon relacionin tonë me realitetin, si një hartë për orientim ose si një paraven pas të cilës fshihet diçka”.

Ivan Ivanovski (1983, Shkup) punon skulptura, vizatime,instalime, piktura, video, filma dhe animacione. Ka diplomuar në degën e skulpturës FAD, ka studiuar edhe Akademinë e programit të regjisë në FAUM . Ka realizuar 17 ekspozita individuale dhe më shumë ekspozita personale. Në vitin 2014 mori çmimin për artistë të rinj ,,Sot” që e ndanë Qendra për arte bashkëkohore nga Shkupi në bashkëpunim me Fondacionin e Shoqërisë civile nga Nju Jorku.

Ekspozita mbështet nga Ministria e Kulturës, Qendra Kulturore për të Rinj dhe Qyteti i Shkupit.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе