Në kuadër të Festivalit të Letërsisë Evropiane ,,BookStar” sonte në Kinemanë e Maqedonisë së Veriut do të promovohet romani ,,Dëshira të fshehura” nga VlladimirJankovski.

,,Dëshira të fshehura, udhëtime të shqetësuara” është romani i tretë i autorit.  Në të në kombinim të pesëdhjetë tregimeve për personazh nga meridianët e ndryshëm gjeografik dhe tregime për katër personazh  nga Shkupi, autori merret me çështjet se si njerëzit e shohin ,,historinë e tyre”, sa është një imagjinatë virtuale ndërtimi i asaj që jemi dhe i asaj që duam të jemi çfarë mund të jetë përgjigjja individuale ndaj personit për të qenë i suksesshëm, si ndonjëherë kërkimi për veten dhe ikja nga vetja përshtaten, cila është pjesa e jonë, copë, fragment nga larmia e madhe e botës…

Në kuadër të promovimit do të prezantohen edhe dy video me fragmente nga romani, të bëra në bazë të fotografive të fotografit maqedonas DejanKolevski.

VlladimirJankovski ( Shkup, viti 1977) ka diplomuar në Katedrën e Letërsisë së Përgjithshme dhe Komperative në Fakultetin Filologjik  ,, BllazheKoneski” në Shkup.Ka punuar si redaktor  në më shumë shtëpi botuese. Ka botuar tre romane, dy libra foto sesione në bashkëpunim me fotografin IvanBllazhev dhe librin bisedë me VlladaUrosheviq. Për romanin ,,Dashuri  të padukshme” e mori çmimin ,, Mirënjohje e Racinit” dhe ka qenë kandidat maqedonas për çmimin ,,Ballkanika”.