Teatri i Hapur i Ri (THR) i këtij viti do të ofrojë gjithsej 21 shfaqje dhe performanca, dy koncerte, punëtori dhe promovime. THR-ja e feston ditëlindjen e 44-t, duke filluar më 13 shtator dhe do të zgjasë deri më 21 shtator.

Festivali do të zhvillohet në disa skena, dy në QKR Shkup, një në Veles në Teatrin “Jordan Haxhikonstantinov – Xhinot”, më pas në Ndërtesën Hekurudhore në qendër të Shkupit, Kinemanë Kultura, Operën dhe Baletin Nacional, Teatrin “Komedia” dhe Teatrin e Dramës.

Festivali hapet të premten me “Kjo ndërtesë flet (me të) vërtetë”. Në festival do të jetë mysafir edhe regjisori i njohur Tomi Janezhiq me shfaqjen e tij nëntëorëshe “Ende pa titull”. Programi muzikor do të shfaq dy koncerte, njëri “The Tiger Lillies”, kabareja britanike – treshja e nominuar për Gremi. Përveç tyre do të performojë edhe grupi kroat i kultit “Shumski”.