„ Tom Soerit“ është shfaqje e re në Teatrin për Fëmijë dhe të Rinj në regji të Dean Damjanovski, premiera e së cilës do të jepet nesër në orën 19:00.

Shfaqja në regji të Dean Damjanovski është punuar sipas tekstit të Gorjan Milloshevski, ndërsa interpretojnë Bojan Kirkovski, Miki Ançevski, Dragan Dovlev, Emra Kurtishovska.

Sipas regjisorit, Tom Soeri është idhulli i gjeneratave të fëmijëve i cili na përkujton se në secilin prej nesh qëndron një hero dhe se çdo gjë që duhet që ta zgjojmë është të besojmë në veten tonë.

– Kjo është shfaqja për „njeriun e madh të vogël“ Tom Soer, heroi i qytezës së shpikur, Sejnt Pitersburg në Amerikë. Ai me ndihmën e mendjemprehtësisë dhe zhdërvjelltësisë së tij dhe kuptohet, me ndihmën e miqve të tij, Hakëlberi Fin dhe Ben Roxhers, ai doli: ta ngjyrosë gardhin pa lëvizur as gishtin, ta josh Ejmi Lorensin, ta bëjë për vete bukuroshen Beki Taçer, ta shpëtojë nga varja Maf Poterin, ta mund Vajlld Xho dhe ta shpëtojë pasurinë e së vesë Dagllas, e cila do të shfrytëzohet që të ndërtohet shtëpia e fëmijëve për prindër.

Me këtë, heroi ynë simpatik e fiton pëlqimin e tezës Poli, Sidit, Sherifit dhe ndihmës së tij Xheremaja, gjykatësit Taçer, si dhe të gjithë qytezës Sejnt Pitersburg, thotë Damjanovski. Shfaqja, gjithashtu, do të jepet edhe më 16 dhe 23 maj në orën 19:00.