Pas 17 vitesh nga rinovimi paraprak, Opera sonte në orën 20:00 do ta jap premierën e shfaqjes së rinovuar të re të operës “Karmen” të Zhorzh Bize, kësaj here në regjinë e Nina Najdenova nga Bullgaria. Në rolin e titullit, si në vitin 2002, është përsëri mezo-sopranoja Irena Kavkaleska, aktorja kryesore në Operën dhe Baletin Nacional.

“Karmen” i ri është versioni i shtatë që nga paraqitja e tij e parë në skenën tonë në vitin 1951. Do të performojnë solistët, kori, orkestra dhe ansambli i baletit të OBN-së. Koreografe është Ollga Pango, dirigjent është Enriko Doviko nga Italia, skenografia është e Elena Ivanova nga Bullgaria, ndërsa kostumografe është Marija Pupuçevska. Herën e fundit në versionin e “Karmen” nga viti 2002, Kavkaleska interpretoi para pesë vitesh.