Komisioni nacional i UNESKO-s i Republikës së Maqedonisë së Veriut, informon për thirje publike për dorëzimin e aplikacioneve për rrjetin e UNESKO-s për qytete kreative për vitin 2019.

Theksojmë se të gjitha qytetet e interesuar janë të ftuar ti dorëzojnë aplikacionet e tyre, më së voni deri më 30 qershor të vitit 2019.

Të gjitha materialet me thirrjen e lartëpërmenduar mund t’i gjeni në faqen e internetit https://en.unesco.org/creative-cities/content/call-applications

Ju lutemi, për aplikim eventual për rrjetin e qyteteve kreative, të informoni komisionin nacional të UNESKO-s.