Ministri i Kulturës, HysniIsmaili, sot në Ministrinë e Kulturës me përfaqësuesit e të dyja sindikatave përfaqësuese, SKRM dhe SASHK e nënshkruan Marrëveshjen Kolektive për Kulturë.

Ky sukses i Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të rezultojë në avancimin e të drejtave të punonjësve në kulturë, do të sjellë barazi në grupimin e vendeve të punës, valorizim të drejtë të punës së të gjithë punonjësve, realizimin e të drejtave të shtesave të rrogave, parandalimin e abuzimit të punonjësve në kulturë, selektivitet dhe favorizim në përcaktimin e të drejtave të marrëdhënies së punës dhe rregullimin e çështjeve të tjera përkatëse të marrëdhënies së punës.

Ministri Ismaili i falënderoi punonjësit e Ministrisë së Kulturës që punuan me zell për më shumë se dy vjet për të gjetur kornizë juridike për harmonizimin e kërkesave të të dy sindikatave përfaqësuese, si dhe konstruktivitetin dhe këmbënguljen e përfaqësuesve të sindikatave që ishin anëtarë të Grupit të Punës, që siç tha ai, për kënaqësinë e gjithë resorit të kulturës, u arrit Marrëveshja Kolektive pas më shumë se 15 vjet marrëdhënieve të parregulluara në kulturë.

Për zbatimin e Marrëveshjes Kolektive, Qeveria miratoi konkluzion se mjetet e nevojshme për këtë qëllim duhet të sigurohen deri më 1 korrik 2020, kur edhe do të zbatohen koeficientet për punonjësit e kulturës për çka kanë rënë dakord të dy sindikatat përfaqësuese. Së bashku, kjo na ka çuar në këtë sukses të përbashkët, për të cilin i falënderoj edhe një herë të gjitha subjektet që kanë kontribuar në realizimin e tij.