Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Sllavko Janevskit, Fondacioni për Avancimin dhe Promovimin e Vlerave Kulturore, i cili e mban emrin e tij më 15 janar në orën 19:30, organizon lexim poetik me titull “Prodhuesit e fjalës” në hapësirën e galerisë së Qendrës Informative Kulturore në Shkup.

Tekstet e Janevskit do të lexohen nga aktorët Ana Kostovska dhe Vlladimir Petroviq, ndërsa 15 poetë do të interpretojnë me këngët dhe krijimet e tyre, në mesin e të cilëve Zoran Ançevski, Nikolina Andova Shopova, Jovica Ivanovski, Ana Golejshka, Nenad Joldeski, Biljana Stojanovska, Gjoko Zdravevski, Vlladimir Lukash, Millovan Stefanovski etj. Për muzikën do të kujdesen Polina Taseva (vokale) dhe Ivan Petrovski (kitarë).

Në të njëjtën ditë, në orën 19:00, delegacioni nga Fondacioni “Sllavko Janevski” do të vendos lule në përmendoren e tij në Parkun “Zhena Borec”.