Fituesi i “Kurorës së Artë” për vitin 2020, çmimi kryesor i “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”, është poeti izraelit, romancieri dhe eseisti Amir Or.

Në përputhje me traditën e vendosur, ky vendim shpallet nga Këshilli Drejtues dhe Drejtoria e Festivalit “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” në një seancë solemne të mbajtur në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (MANU), por për shkak të respektimit të masave për mbrojtjen nga COVID-19 , vendimi u njoftua përmes medieve.

Çmimi i laureatit do t’i dorëzohet  leximit të poezisë “Urat”, një nga manifestimet qendrore të edicionit të këtij viti të festivalit, i paraparë të mbahet nga 26 deri në 31 gusht.