Vdiq njëri nga arkitektët më të shquar maqedonas, Jovan Stefanovski – Zhan. Ai ishte autor i një numri të madh objektesh në vend dhe jashtë vendit. Në mesin e veprave të tij më të njohura janë Kryqi i Mileniumit në Vodno, teatri i ri dhe mbi 550 objekte tjera në Maqedoni dhe botë.

Për punën e tij të jashtëzakonshme flasin edhe çmimet e shumta që i ka fituar në Maqedoni, por edhe jashtë saj.

Jovan Stefanovski – Zhan u lind në vitin 1948 në Shkup ku diplomoi në Fakultetin e Ndërtimtarisë me temën “Ndërtesa e pistës së aeroportit – Pellagoni”, te prof. Georgi Konstantinovski.

Ai ishte profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, pastaj në Universitetin MIT në Shkup, në Universitetin AAB në Prishtinë, Kosovë, ishte dekan dhe profesor në Universitetin FON në Shkup, si dhe dekan dhe profesor në Universitetin EPU në Pernik, Republika e Bullgarisë. Në fund të karrierës ishte profesor mysafir në Universitetin Shtetëror të Maltës.

Në rini, Stefanovski – Zhan e fitoi bursën e Qeverisë së Francës për studimet postdiplomike në Marsejë, Francë, ndërsa doktoroi në Universitetin e Sofjes në Republikën e Bullgarisë.

Në vitin 1994 e formoi Studion e tij të arkitekturës “Euroarh” ku punoi në mënyrë aktive deri në fund të jetës.

Ka marrë pjesë në 21 konkurse anonime, në mesin e të cilave edhe konkurse ndërkombëtare.Tetë prej tyre janë plasuar në vendin e parë, ndërsa pjesërisht janë realizuar. Ka realizuar objekte të rëndësishme në Republikën e Bullgarisë, Rusi, Ukrainë, Libi, Serbi, Mal të Zi, Bosnjë, Kroaci, Kosovë dhe Slloveni.

Jovan Stefanovski – Zhan në krijimtarinë e tij të frytshme arkitektonike ka nënshkruar një numër të madh kompleksesh banesore në Shkup, Strugë, Ohër, objekte të shumta banesoredhe afariste individuale në qytete të shumta të vendit, hotele dhe kisha siç janë: Katedralja – Lindja e Shën Mërisë, Shkup dhe kisha “Ringjallja e Krishtit”, Butel, Shkup.

Zhani është autor i sheshit me shatërvanin dhe përmendoren e Itar Pejos, Prilep dhe shatërvanit me skulpturën e kalorësit të Ushtarit në Kali, Shkup.

Aktivitetin e vet e shfaq edhe në fushën e publicistikës dhe në skenografinë e teatrit. Stefanovski – Zhan kishte jetë të pasur shoqërore me funksionet e “BIMAS” të Klubit Ndërkombëtar të Arkitektëve Maqedonas ICMA, pranë Akademisë Botërore të Arkitektëve IAA.