Pas një sëmundje të rëndë vdiq shkrimtarja e prozës maqedonas edhe përkthyesja e letërsisë, Tanja Urosheviq.
Telegram ngushëllimi dërgoi edhe ministri i Kulturës Hysni Ismaili, i cili theksoi se kontributi i saj në letërsi, duke krijuar vepra me vlerë, mbeten si vlerë e përhershme në kulturën maqedonase.
“Tanja Urosheviq” ishte në veçanti e nderuar edhe si përkthyese e përkushtuar e letërsisë ruse, duke dhë në kontribut të madh në afrimin e veprave të rëndësishme të letërsisë ruse, duke i përkthyer në gjuhën maqedonase”,theksoi në telegram ministri i Kulturës, Ismaili.
Tanja Urosheviq është autore e romanit “Akvamarin” (2004), “Previd” (2008) dhe “Ura, Arall!“(2019), përmbledhje tregimesh “Cërvena nishka, magneten përsten” (2009), përmbledhjen e përbashkët të tregimeve me Vllada Urosheviq “Razmena na poraki” (2013) dhe librin “Tre novela” (2017). Anëtare e shoqërisë së shkrimtarëve të Maqedonisë prej vitit 2017.
Tanja Urosheviq me dekada ishte firmuesja më e kualifikuar dhe më e frytshme e letërsisë ruse në mjedisin tone kulturor. Ajo ka përkthyer dhe përgatitur dy antologji të tregimeve ruse:“Gjavoliada” dhe “Kristalen svet” dhe për lexuesit maqedonas ka shtuar një numër të madh të veprave klasike ruse. I ka përgatitur përkthimet në gjuhën maqedonase të:“Majstorot i Margarita” dhe “Romani teatror” nga Mihaill Bullgakov, “DoktorZhivoga” nga Boris Pasternak, “Ruska shuma” nga Leonid Leonov, “Sello” nga Ivan Bunin, “Darba” nga Vlladimir Nabakov, “Pismata od Pasternak” nga Marina Cvetaeva etj.
Varrimi do të bëhet më 11 mars, në ora 13, ndërsa homazhet do të bëhen në morgun e varrezave “Butel” në Shkup në ora 12.













