Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 82 vjeçare, në Shkup vdiq kompozitori dhe pedagogu i muzikës, Blagoj Canev.

I lindur në Sveti Nikolle, në vitin 1937. Ai është i diplomuari i parë i shkollës së Lartë të muzikës, më vonë Fakultetin e artit muzikor, ku më vonë diplomoi në njësinë për kompozim, në klasën e Vllastimir Nikollovski. Canev punoi si profesor në shkollën e mesme të muzikës, pastaj dhe në FAM.

Opusi i tij shënoi disa vepra të zhanreve muzikore, ndërsa më të rëndësishme janë ato në zhanër  kori, kamertal dhe solistik.  Kompozimet e Canev bazohen në estetikën neoromantike dhe neoklasike, me aplikim diskret të elementeve nga folklori muzikor maqedonas.

Në fushën e muzikës kamertale i realizoi veprat më të rëndësishme, ndër të cilat krijime janë: “Sonata in Es” për klarinetë dhe piano, nga viti 1972, përjetoi një numër të madh të interpretimeve nga riprodhimet muzikore vendase.

Për punën e tij vetëflijuese, Bllagoj Canev është fitues I çmimeve më të larta shtetërore – “11 Tetori” dhe “Klimenti i Ohrit”, si dhe profesionalja “Pançe Peshev”, “Trajko Prokopiev” etj.