Artistët e Operës dhe Baletit Nacional të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 30.11.2019 në sallën “Mirza Delibashiq” në Skenderia në Sarajevë, e performuan kantatën skenike “Karmina Burana” nga Karl Orf.

Rekordi historik për përkushtimin fascinant të një ngjarjeje teatrore me karakter muzikor-skenik i takoi deri më tani Baletit të Shtetit Kinez me shfaqjen “Njësia e Kuqe e Femrave” që ishte interpretuar tri herë në vitin 1971. Më 30.11.2019 atë rekord e mori performanca e Operës dhe Baletit Nacional të Republikës së Maqedonisë së Veriut me shfaqjen e veprës muzikore-skenike “Karmina Burana”.

Me më shumë se 200 artistë në skenë, përpara Skenderiasë së plotë dhe emocionuese të 6000 vizitorëve, përfshirë edhe gjithë korin diplomatik të akredituar në Sarajevë, performanca e organizatorëve e shpallur si “MEGA SPEKTAKËL” me të vërtetë u zhvillua.

Performanca filloi me një uverturë nga opera “Karmen” e realizuar nga orkestra muzikore energjike e Zhorzh Bizesë dhe dha një impuls të veçantë për të gjithë artistët e tjerë. Më pas pasoi “Karmina Burana” me një numër të madh ansamblesh interpretuese: Solistë të Operas, Solistë të Baletit, Orkestër, Kori dhe Ansambli i Baletit.

Me shkopin e dirigjentit vendor, Emir Nuhanoviq, përveç orkestrës, korit dhe ansamblit të baletit, interpretuan solistët e operës Nade Talevska, Dejan Stoev dhe Andrea Xaupa nga Italia, si dhe solistët e baletit, Marija Kiçevska-Shokarovska, Sasha Evtimova, Ivana Kocevska, Igor Velanoski dhe Mirosllav Mitrashinoviq.