Ministria e Kulturës dhe Zyra e Evropës Kreative (Nënprogramet Kultura dhe MEDIA) në bashkëpunim me Festivalin e Filmit “Sinedejs” më 08.11.2019 (e premte) në orën 12:00 në Qendrën Kulturore Rinore (paradhoma e sipërme Frosina), ju ftojnë në prezantimet e hapura:

  • “Thirrje për Kategorinë: Projektet e Bashkëpunimit – Evropa Kreative Kultura” për vitin 2020 – mr. Biljana Prentoska, Zyra e Evropës Kreative – Kulturë, Ministria e Kulturës
  • “Shembuj të praktikës së mirë nga Nënprogrami Kultura: CON-FRONT: “Trashëgimia – Ku e kaluara e takon të ardhmen” dhe Projekti Horus” – Margarita Arsova dhe Vlladica Mlladenovski, Qendra Kulturore Rinore (QKR) – Shkup
  • “10 pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta” – në lidhje me thirrjet e reja në MEDIA, kriteret e aplikimit, mundësitë për të marrë pjesë në trajnime dhe punëtori – Bistra Georgieva, Zyra e Evropës Kreative – MEDIA.
  • “European film challenge 2020″ – shembull i praktikës së mirë të mbështetur nga MEDIA -” – Zorica Vellkovska, “Blink 42/21”

Evenimenti është i hapur për përfaqësuesit e sektorit audiovizual, sektorët kulturorë dhe kreativë, kompanitë private dhe fondacionet, komunat, universitetet, studentët, shoqatat e qytetarëve dhe mediet për të marrë pjesë dhe të njihen me të gjitha mundësitë potenciale për të aplikuar në thirrjet që janë pjesë të Programit Evropa Kreative.