Mbrëmë në Shkup u hap ekspozita me titull “Luftë dhe vuajtje – qytetarët polakë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Polonisë në Shkup.

Ekspozita u përgatit nga Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë dhe Muzeut të Luftës së Dytë Botërore nga Gdanjsku. Në të shënohet 80-vjetori i shpërthimit të luftës që kishte filluar më 1 shtator 1939 me sulmin e Gjermanisë naziste në Poloni.