Ansambli i këngëve dhe valleve popullore “Tanec” për shkak të gjendjes  së koronavirusit do t’i mundësoj dashamirëve të folklorit muzikor-skenik maqedonas çdo të shtune, duke filluar nga 21-shi të këtij muaji në kanalin Youtube në këtë Institucion nacional për të ndjekur të gjitha koncertet nga sezona jubilare e  vitit të kaluar që mbahet nën moton “Qëndro në hap”.

Seri koncertesh të mbajtura në vitin 2019, në shenjë të 70-të vjetorit të themelimit të Ansamblit, ishin të regjistruara në kuadër të një projekti të veçantë, të cilat IN “Tanec” vitin e kaluar i filloi si pjesë e një strategjie të re për mbrojtjen e pasurisë kulturore dhe jo-materiale.

Këto Koncerte (Koncerti i Pashkëve dhe Jubilar në OBM, Koncerti i Vitit të Ri në TKM, Koncertet në Strumicë, Prilep, Ohër , Veles dhe Manastir, si dhe dy koncerte si mysafir gjatë viteve të kaluara të Ansamblit jashtë vendit) janë në pronësi të përhershme të institucionit dhe ata janë në dispozicion të të gjitha medieve që do të kenë interes ta transmetojnë atë.

Koncerti i parë që do të transmetohet këtë të shtunë është koncerti jubilar i “70-të Vjet – Qëndro në hap” të mbajtur më 25 qershor në Operën dhe Baletin Nacional, dhe ai, si të gjitha koncertet pasuese do të jetë në dispozicion për një javë shikim.

Qytetarët njoftimet për të gjitha koncertet pasuese rregullisht do t’i marrin në faqen në Facebook të institucionit.

-Për të qenë në hap me “Tanec”, po në atë kohë të jeni në shtëpi, nuk keni nevojë për pajisje shtesë, përveç kompjuterëve tuaj, tabletë ose telefonave të mençur, tha “Tanec”.

Koncertet do të mund të shihen në linqet vijuese: https://www.youtube.com/channel/UC3RSpwgA5a5dW-YaQz8Z6xg https://www.facebook.com/www.tanec.com.mk/