Prej dhjetë prill deri më dymbëdhjetë prill në Luojang, RP e Kinës, u mbajt Forumi i Dytë për Trashëgiminë Kulturore në organizimin e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të RP të Kinës. Mbajtja e Forumit është në pajtim me dokumentin „Udhëzimet e Sofjes për bashkëpunim 16+1”, i cili ishte miratuar në Samitin e shefave të qeverive të vendeve anëtare të Procesit 16+1.

Në Forum morën pjesë përfaqësuesit e ministrive të Kulturës të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe ekspertët e fushës, ndërsa organizatorë ishin kryetari i Komunës së Luojangut dhe Ministria e Kulturës dhe Turizmit e RP e Kinës. Republikën e Maqedonisë së Veriut e përfaqësuan Afet Jashari, nëpunës i kabinetit për koordinim të Programit në Ministrinë e Kulturës, dhe Ivana Damovska, këshilltare për planifikim strategjik në Qendrën për Bashkëpunim me RP të Kinës dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në Forum ishte prezantuar Qendra për Bashkëpunim Kulturor si trup koordinues ekzekutiv i cili angazhohet për ndjekjen, përparimin dhe afirmimin e bashkëpunimit të ndërsjellë kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve të EQL-së, si dhe për zbatimin e dokumenteve të miratuara në kuadër të Procesit 16 + 1. Njëkohësisht, ishte njoftuar Forumi i 4-t i ministrave, i cili do të mbahet në Shkup në muajin nëntor të këtij viti, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë ministrat e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke e përfshirë edhe RP të Kinës.

Në pajtim me temën e Forumit „Parahistoria”, në Luojang ishte prezantuar Gjiri i eshtrave – gjiri në Liqenin e Ohrit dhe vendi arkeologjik i vendbanimit parahistorik. Vendi i quajtur „Pllaka Qyteti i Miqovit“, sot janë rinovuar vendbanimet që qëndrojnë mbi hunj (Muzeu i ujit „Gjiri i eshtrave“) dhe platformat për vizitorët.

Ministria e Kulturës, nëpërmjet Qendrës për Bashkëpunim me RP të Kinës dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, mbetet e përkushtuar në përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë kulturor nëpërmjet aktiviteteve të shumta të planifikuara për këtë vit.