Në Galerinë e Arteve, si pjesë e aktiviteteve programore të IN Muzeu – Kumanovë, këtë fundjavë u hap ekspozita e veprave nga kolonia e artit “Kumanovë” të produksionit të vitit të kaluar.

Të pranishmit patën mundësinë të shohin shumë vepra të artit nga 15 artistë të punuara në teknika të ndryshme të artit, si dhe një prezantim me video art.

Në ekspozitë u panë veprat e pjesëmarrësve të vitit të kaluar që kaluan shtatë ditë duke punuar dhe krijuar në ambientin e bukur të Qendrës Përkujtimore KAÇKM në Pelincë: Strahil Petrovski, Simonida Filipova Kitanovska, Mirjana Kërsteva Masseti, Petra Jovanovska, Mirosllav Veliçkovski, Stefan Ançevski dhe Marina Lleshkova nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Milena Llazareviq, Jovana Koliq, Millan Milenkoviq, Millosav Urosheviq, Ana Miljkoviq nga Serbia, Manuela Toderas nga Rumania, Biser Kirilov dhe Ivan Nikollov Çakarov nga Bullgaria.

Ekspozita është financuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari dhe Këshilli i Komunës së Kumanovës. Dashamirët e artit do të jenë në gjendje ta shohin këtë ekspozitë deri në fund të gushtit.