Me një ceremoni zyrtare në prani të një numri të madh të misafirëve,në mes të cilëve edhe ministrja e Kulturës Irena Stefoska,dhe me projekcionin e filmit “Motrat”,debutimi regjisorial i regjisores së re Dina Duma dhe kinematografit Naum Doksevski,mbrëmë në ambient të hapur në oborin e Entit dhe Muzeut të Manastirit,filloi edicioni i 42-të i Festivalit Ndërkombëtarë të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki”.

“Edicioni i dyzet e dytë i “Vëllezërve Manaki” tregon se festivali është gjallë,vital dhe mbijeton përkundër gjithçkaje,siç duhet edhe në çdo segment tjetër të jetës të vazhdojmë më tutje,me optimizëm dhe shpresë përkundër të gjitha vështërësive dhe problemeve”- tha Presidenti Stevo Pendarovski,i cili si mbështetës e shpalli festivalin të hapur.

Drejtori i FNKF “Vëllezërit Manaki” Simeon Damevski,në hapjen e Festivalit theksoi se duke festuar filmin dhe krijuesit e tij,dërgojmë mesazh deri tek publiku,adhuruesit e filmit dhe artistët anë e mbanë botës,se ky festival do të vazhdojë të festojë artin e botës pavarësisht të gjitha problemeve dhe sfidave.

“Festivali “Vëllezërit Manaki” feston magjinë filmike,të cilën gjenitë përmes magjisë vizuele e krijojnë për ne.Deri më tanë në skenën e Festivalit kanë qëndruar magjistarët më të mëdhenj të asaj magjije filmike,ndërsa mbrëmë në Manastir ishte gjeniu i 45-të,përmes syrit mrekullues të të cilit na prek bota e ëndërrave”, thanë nga drejtoria e festivalit.

Kristan Berger,magjistarit austriak prapa kamerës,iu dha çmimi “Kamera e Artë 300” për vepër jetësore.Fituesit e Kamerës Speciale 300 për kontribut të shquar në Artin e Filmit janë:Andrej Konçalovski magjistari rus i magjisë së filmit dhe Xhoslin Puk një nga kompozitorët më të famshëm britanik të filmit,teatrit,televizionit dhe muziks së koncertit.

Çmimin “Ylli i madh i filmit maqedonas” të cilën e ndanë  Shoqata e Profesionistëve të Filmit DFRM,përseri iu dha aktorit Severxhan Bajram.

Edicioni i ri FNFK “Vëllezërit Manaki” programi i së cilit këtë vit përmban 10 filma të metrazhit të gjatë dhe 10 filma të metrazhit të shkurtër,filloi me një shfaqje muzikore nga Karolina Goçeva,e cila ishte e shoqëruar nga Nikola Micevski,në piano interpretoi disa këngë nga filmat.