Në kuadër të kremtimit të jubileut të “100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit”,i cili është i shënuar në Kalendarin e përvjetorëve të rëndësishme ndërkombëtare të mbështetura nga UNESKO,sot  më 7 Prill në ora 10:00 në internet platformën “Zoom” do të zhvillohet tubimi shkencor “Leximet filologjike:gjuha dhe stili i Blazhe Koneskit”.

Ngjarja ështrë e organizuar nga Fakulteti Filologjik “Blazhe Koneski”në Shkup,Katedra e Gjuhës Maqedonase dhe gjuhëve sllave të jugut.

Fjalën përshëndetëse në këtë ngjarje do të ketë prof. D-r. Dimitar Pandev,i cili do të përqëndrohet në leximet  filologjike të Blazhe Koneskit,nërsa do të drejtohen edhe prof.D-r Aneta Duçevska,dekan në Fakultetin Filologjik dhe prof.D-r Iskra Panovska-Dimkova udhëheqëse në Katedrën e Gjuhës Maqedonase.

Hapjen në ciklin e parë “Leximet filologjike:gjuha dhe stili i Blazhe Koneskit”do ta bëj Elena Vladimirovna Verizhnikova docent në Fakultetin Filologjik pranë Univerzitetit Shtetëror të Moskvës,me titull profesor nderi në Univerzitetin “Shën Kirili dhe Metod” në Shkup,e cila aktualisht është specialistja më e madhe e gjuhës maqedonase në Rusi.Në tubimin,Verizhnikova do të shfaqet me referatin e saj “Rrëfyesi në pritje”.Do të jenë të prezentuara 17 referate,të cilat përcjellin lexime të ndryshme filologjike të veprës të të madhit Koneski në kulturën maqedonase.