Është krijuar një aplikacion i celularit ,,Stobi Edu”, përmes së cilës fëmijët do të mund të shohin trashëgimin kulturore të lokalitetit arkeologjik Stobi.

Aplikacioni i cili së shpejti do të jetë në dispozicion për shkarkim, do të mundësohet përmes telefonit celular të përjetohet një vizitë të teatrit romak të Stobi dhe të përjetohet e kaluara në një mënyrë të re. Arritja e teknologjive të reja jep mundësinë aplikacionit ,,Stobi Edu” të përdoret në kuadër të procesit arsimor.

Aplikimi mund të pasuroj përmbajtjen mësimore në disa lëndë në shkollat fillore dhe të mesme përmes një ndodhiinteraktivevizuele të trashëgimisë kulturore, thonë në Qendrën për Inovacione Sociale Blink 42-21. ,,Stobi Edu” është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Qendrës për Inovacione Sociale Blink 42-21 dhe Institutit Nacional Stobi, dhe projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vetë aplikacioni është një vazhdim i përpjekjeve që të sjell mjetet inovative dixhitale që do të mundësojnë rrëfim interaktiv dhe vizuel të historive nga e kaluara. Përdorimi i teknologjive të reja, siç është realiteti virtual, mundëson një mënyrë krejtësisht të re, unike për të përjetuar trashëgimin kulturore-historike, thonë nga Qendra e Inovacioneve Socilae Blink.