Në fuajenë e IN Operës dhe Baletit Nacional (OPB) sot u zhvillua konferencë për shtyp me rastin e realizimit të projketit nga Programi japonez për zhvillim të kulturës,në vlerë prej 79 800 000 jen japonez (663 000 euro),i cili plotësisht u financua nga Qeveria e Japonisë,dhe u furnizuan instrumente muzikore për muzicientët,pajisje për zërim dhe ndriçim,për nevojat e Operës dhe Baletit Nacional.

Kordinimi dhe dorëzimi i këtij donacioni si ndihmë e huaj u zbatua përmes Sekretarijatit për çështje evropiane,së bashku me Ambasadën e Japonisë në Maqedoninë e Veriut dhe Ministrisë së Kulturës.

Në konferecën për shtyp,me rastin e donacionit morrën fjalë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikola Dimitrov,si kordinator nacional i ndihmës së jashtme,ambasadori  Japones Savada Hironori,ministrja e Kulturës Irena Stefoska,përfaqësuesi kryesor i JICA për Ballakn,Takeiçi Xhiro dhe drejtori i Operës dhe Baletit Nacional,Vaso Ristov.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për çështjet evropiane,Nikola Dimitrov,theksoi se Japonia është vend i inspiracionit dhe inovacionit,i cili është gjeografikisht i largët nga ne,por me mbështetjen e Qeverisë japoneze,përkushtimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të Ambasadës dhe Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar,realizohen projekte me sukses përmes të cilave qytetarët tanë afrohen.

Ambasadori japonez,Savada Hironori,theksoi se në kuadër të iniciativës për bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor,Japonia është e përkushtuar seriozisht për të mbështetur Maqedoninë e Veriut drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social,vendimtarë për integrim në Bashkimin Evropian.Ai tregoj se që nga viti 2001,ky është granti i dytë që Japonia i ka ndarë Maqedonisë së Veriut në fushën e kulturës,të implementuar nga XHAJKA.

Ministrja e Kulturës,Irena Stefoska,tha se Opera dhe Baleti Nacional është institucion i lartë kulturor me muzicientë të lartë,të cilët këtë gjest të sinqertë miqësor nuk do ta harrojnë.

“Përkundrazi.Donacioni i Japonisë miqësore do ta pasuroj tingullin dhe do ta përmirësojë cilësinë e shfaqjeve nën këtë çati.Besoj se kjo do ti motivoj artistët për kreativitet më të madh në skenë dhe pasion në krijimin e muzikës,gjë që në fund do të jetë kënaqësi për publikun”,shtoi Stefoska.

“Më lejoni që vlerën e këtij donacioni ta përshkruaj me tre fjalë – motiv,kualitet,duartrokitje.Për këto tre fjalë vlen çdo denarë,çdo cent,çdo jen i investuar në kulturë dhe në art.Dëshiroj që sa më shpejtë të jetë e mundur,në këtë skenë dhe në këto ulëse së bashku të performojnë artistët tanë dhe ata japonezë –  pa maskat të cilat tani na mbrojnë nga virusi,por edhe na e fshehin shprehjen tonë të kënaqësisë”,theksoi ministrja e Kulturës.

Përfaqësuesi i Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JICA),Takeiçi Xhiro,theksoi se përmes këtij granti në fushën e kulturës,shpreson që Opera dhe Baleti Nacional do ta përmirësoj kualitetin e shfaqjeve dhe se do të promovohet multikulturalizmi,mirëkuptimi i mirë midis komuniteteve,në veçanti në mesin e brezave të rinj përmes aktiviteteve kulturore dhe artit.

Drejtori i Operës dhe Baletit Nacional,Vaso Ristov,përkujtoi se në vitin 2019 është nënshkruar marrëveshje midis Qeverisë së R. së Maqedonisë së Veriiut dhe Qeverisë së Japonisë,si dhe ndërmjet IN Opera dhe Baleti Nacional dhe Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar.