Në Qendrën multimediale “Stacioni i Vogël”,sot,e mërkurë (15 shtator) me fillim në ora 20:00,do të hapet ekspozita kryesore me titull “Prekja”,e cila është pjesë e një sër ekspozitash në kuadër të projektit multimedial “NE JEMI KËTU:EKOLOGJITË E SË ARDHMES”.

Në projektin maqedonas “Prekja”,marrin pjesë emrta artistik të jashtëzakonshëm nga skena vizuele britanike që trajton çështjen e problematikës së imazheve lëvizëse:Ben Rivers,Uriel Orlou,Sharlot Proxher,Luis Henderson dhe Bedvir Vilijams,si dhe artistët tanë bashkëkohor të shquar: Elpida Haxhi – Vasileva,Velimir Zhernovski dhe Kristina Pulejkova.

Ekspozita “Prekja”, kuratore e së cilës është Ana Frangovska,është përgaditur në bashkëpunim ndërmjet Galeisë Nacionale,Këshillit Britanik dhe Agjenconit për imazhe lëvizëse “LUKS” (LUX) nga Britania e Madhe dhe Ministrisë së Kulturës të R. së Maqedonisë së Veriut.

Ekspozita e cila do të jetë e hapur për vizitorët deri më 15 tetor të vitit 2021,do të jetë e shoqëruar me një program publik me ngjarje të larmishme të cilat do ta eksplorojnë artin si mjet për ngritjen e vetëdijes.Publiku do të mund të kyçet në bisedat online me artistët dhe kuratorët,të marrë pjesë në panel diskutimet dhe të marrë pjesë në turnet dhe punëtoritë kuratoriale që eksplorojnë tema,siç janë:ekologjia,imazhi lëvizës dhe arritshmëria.