Jeta e humbur, pabesia dhe kujdesi ndaj ndërgjegjes janë tre tema kryesore që i përpunoj shfaqja më e re “Burri im”, në regji të Nela Vitosheviq, e punuar sipas rrëfimeve të Rumena Buzharovska, premiera do të mbahet më 15 shkurt (ora 20:00) në Teatrin e Dramës në Shkup.

Struktura e dramës së shfaqjes është e ndërtuar nga dy materiale të ndërthurura, dhe atë dramatizimi i gjashtë rrëfimeve (“Supë”, “Fole e zbrazët”, “Kurorëshkelës ”, “Tetë marsi”, “Gjenet”, “Lile”) dhe materiali dokumentar që rrjedh nga monologët e autorëve.

Kostumet janë nga Roza Trajçevska-Ristoska, skenografia nga Konstantin Trpenoski dhe  përzgjedhja e muzikës nga Vitosheviq. Repriza është më 20 shkurt.