Në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Maqedonisë do të jepet premiera e shfaqjes „Termini im“, të punuar sipas motiveve të Loren Bafi dhe Visente Vilanueva, në regji të Sinisha Evtimov, nesër me fillim në orën 20:00.

Në shfaqjen interpretojnë aktorët: Tanja Koçovska, Oliver Mitkovski, Nikolina Kujaça, Aleksandar Mikiq, Sashka Dimitrovska dhe Aleksandar Mihajllovski. Përkthimin e bëri Bllagoja Boshkovski, producent ekzekutiv është Viktor Ruben, skenografia është e Ilina Angellovska, kostumet – Aleksandar Noshpall, ndërsa disenjues i maskave është Goran Ignjatovski.

Shfaqja është pjesë e Programit për vitin 2019 të mbështetur nga Ministria e Kulturës. Interpretimet e radhës janë më 17, 27 dhe 29 maj.