Qendra Kulturore e Rinisë do ta hapë sezonin edhe këtë vit duke e festuar Ditëlindjen e Artit me evenimentin më 18 janar (e shtunë), duke filluar në orën 18:00.

Hyrja është falas, ndërsa nga QKR-ja premtojnë se edhe në vitin e ri 2020 do të ofrojnë një program të shkëlqyeshëm për vizitorët e tyre.