“Nëntëshja mistike” është titulli i koncertit që Orkestra e Filarmonisë do ta mbajë të enjten, më 5 dhjetor. Programi i përmban veprat e dy gjigantëve rusë – Sergej Prokofjev dhe Dmitri Shostakoviq.

Publiku do të ketë mundësinë ta dëgjojë violinisten maqedonase, Frosina Bogdanoska, në interpretimin e Koncertit të Violinës dhe Orkestrës së Sergej Prokofjevit nr.1. Në program është edhe Simfonia e Nëntë nga Dmitri Shostakoviq.

Koncerti “Nëntëshja mistike” do të drejtohet nga dirigjenti karizmatik holandez, Konrad van Alfen. Maestro Van Alfen është drejtor artistik dhe dirigjent kryesor i Orkestrës Simfonike të Roterdamit. Gjatë 16 viteve të kaluara e ka ngritur nivelin e kësaj orkestre dhe është bërë i mirënjohur ndërkombëtarisht dhe ka qenë organizator i një seri koncertesh në Roterdam, Hagë dhe Amsterdam.

Ai aktualisht është drejtor artistik i “Shoqërisë Filarmonike të Moskës”, ku ai rregullisht dirigjon me orkestrat e Moskës në sallën e njohur “Çajkovski”. Ai është gjithashtu dirigjent mysafir edhe me orkestrat e qendrave të njohura kulturore në Novosibirsk dhe Shën Petersburg.