Ministria e Kulturës së Rеpublikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik fillojnë procesin për përshpejtimin e digjitalizimit të kartotekës së Institutit për gjuhë maqedonase „Krste Misirkov”, me qëllim të mbrojtjes, valorizimit, kategorizimit  dhe revalorizimit të trashëgimisë kulturore të gjuhës maqedonase.

Sfida ka për qëllim ndërmarrjet, që mund të ofrojnë një zgjidhje inovative në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me institucione që realizojnë arsimin e lartë, gjegjësisht veprimtari hulumtuese – shkencore ose ndërmarrje tjetër. Projekti duhet të përmbajë pesë kapituj në të cilët përshkruhet metodologjia e punës, proceset, teknologjia dhe kompetencat, të cilat do të jenë në funksion për arritjen e  qëllimeve të projektit.

Ministrja e Kulturësa, Irena Stefoska, në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, theksoi se Ministria e Kulturës po fillon një projekt për mbrojtje adekuate dhe urgjente, të qashtuquajtur, digjitalizimi i mbi 5 milionë fletëve.

“Bëhet fjalë për shënime gjuhësore të mbledhura ndër dekada në terren  nga të punësuarit e Institutit, por edhe nga studentët, informatorë dhe dashamirës të gjuhës amtare maqedonase, të cilët me aktivitetin e tyre të mbledhjes së informacionit kanë ndihmuar në ruajtjen e kësaj pasurie gjuhësore. Entuziazëm ky, i cili mundësoi që si kulturë të qëndrojmë krah për krah me kulturat më të mëdha në botë”, sqaroi Stefoska. Ajo shtoi se nga 5 milionë shënime unike gjuhësore deri më tani, për 9-të vite janë digjitalizuar vetëm 140 mijë fletë. Siç tha Stefoska , kjo është shumë pak punë dhe shumë e ngadalshme, dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, me gjasë do të duhen edhe jo më pak se 400 vite të tjera për të digjitalizuar vetëm këtë material të çmuar.

“Prandaj, Qeveria e mbështeti nevojën për digjitalizim urgjent të kartotekave në Institutin e gjuhës maqedonase” tha Stefoska, e cila theksoi se digjitalizimi si mbrojtje aftagjate e trashëgimisë kulturore jomateriale, është përparësi kryesore.

“Jemi të detyruar që t’i mbrojmë kulturën dhe historinë tonë të pasur dhe ta parandalojmë çdo rrezik të tyre. Për shkak të gjeneratave të ardhshme”, shtoi ministrja e Kulturës.

Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Kosta Petrov, theksoi se ky investim është i një rëndësie të veçantë dhe mjaft domethënëse për të gjithë brezat e ardhshëm, sepse investojmë në modernizimin dhe mbrojtjen e gjuhës maqedonase si trashëgimia jonë më e madhe kulturore shpirëtërore, e dialekteve të gjuhës maqedonase dhe të toponimisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“ Se për çfarë procesi të rëndësishëm bëhet fjalë, flet edhe e dhëna se do të digjitalizohen mbi 5 milionë shënime origjinale të Institutit të Gjuhës Maqedonase “Krste Misirkov”, të cilat janë të vjetra mbi 500 vite. Në këtë mënyrë, do të krijojmë mbrojtje aktive të shënimeve në përmbajtje origjinale digjitale, si dhe mbrojtje pasive nga të gjitha format e rreziqeve që mund ta dëmtojnë ose të shkatërrojnë në afate të gjata trashëgiminë kulturore” tha Petrov. Ai shtoi se është siguruar buxhet i përgjithshëm në vlerë prej 14 milion denarë, për të cilin FIZHT siguroi 9, ndërsa Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut merr pjesë me mjete finansiare në vlerë prej 5 milionë denarë. Propozim projekti fitues do të financohet 100%  nga buxheti i përgjithshëm, gjegjësisht deri më 14 milionë denarë. Zbatimi i projektit mund të zgjasë deri në 12 muaj.

 

Aplikuesi duhet të jetë një ndërmarrje të vogël ose të mesme, në përputhje me Ligjin për Shoqëri Tregtare, të regjistruara në regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ardhurat vjetore të mos kalojnë shumën prej 10 milionë euro në dy vitet e mëparshme fiskale sipas raporteve financiare dhe të tjera.

Një pjesë e aktiviteteve që do të miratohen për financim janë: zhvillimi i vendimit dhe aktivitetet për testim, analiza e rregullores, komunikimi me pjesëmarrësit potencialë dhe të tjerë. Disa nga shpenzimet që do të miratohen për projektet janë pagat bruto për punonjësit tek aplikanti udhëheqës, blerja ose marrja me qira e paisjeve dhe materialeve harxhuese në funksion të projektit, sipas shërbimeve të kontraktuara  për hulumtim dhe zhvillimm, dhe të tjera.

Procedura nga pranimi i aplikacioneve të arritura deri në përzgjedhjen dhe sjelljen e vendimit përfundimtar për përzgjedhje,  përbëhet në disa hapa: kontroll administrativ; paraselektim, gjegjësisht notim i parë i propozim projektit; prezantim i propozim projekteve të selektuara më parë para Komisionit për vlerësim dhe përzgjedhje; përzgjedhja përfundimtare dhe hapi i fundit është nënshkrimi i kontratave. Komisioni për vlerësim dhe përzgjedhje përbëhet: nga dy përfaqësues të institucioneve partnere, dy përfaqësues nga fusha e sfidës dhe një përfaqësues nga Fondi.

Kriteret kryesore sipas të cilave do të vlerësohen propozim projektet janë: niveli i inovacionit, kapaciteti i ekipit të projektit, cilësia e projektit, potenciali për zbatim,gjegjësisht potenciali i tregut dhe ndikimi  i projektit.

Në thirrjen publike, kompanitë mund të aplikojnë më së voni deri më 21.10. 2021, ora 14:00, ndërsa procesi i aplikimit dhe i gjithë dokumentacioni i projektit janë në dispozicion në :https://fitr.mk/digitalmk/