Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili sot qëndroi për vizitë pune në “Muzeun” – Kumanovë, së bashku me drejtorin e këtij institucioni, e vizituan Shtëpinë – Muze të heroit kombëtar, Hristijan Todorovski Karposh.

Gjatë vizitës, Ismaili u njoftua me rrjedhën e aktiviteteve të rinovimit të këtij monumenti të rëndësishëm kulturor. “Gjatë këtij viti “Muzeu” – Kumanovë filloi me realizimin e projektit për të rinovuar ndërtesën: rregullimi i parterit, rregullimi i çatisë, vendosja e instalimeve të reja, ngjyrosja e zdrukthtarisë së jashtme dhe fasada.

Pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve, është planifikuar edhe një ekspozitë e re e përhershme, me të cilën përmes fotografive, dokumenteve, botimeve, sendeve, armëve, fotografive artistike dhe filmit mbi Karposhin, vizitorët do të mund të njihen me personalitetin dhe veprën e heroit kombëtar”, theksoi ministri i Kulturës, Ismaili.

Paraprakisht, ministri i Kulturës e vizitoi Institucionin Kombëtar “Muzeu” – Kumanovë, ku pati mundësinë të njoftohet me aktivitetet që ky institucion i muzeut i zbaton me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa e shqyrtoi ekspozitën e përhershme të muzeut, në kuadër të së cilës u vendosën eksponatet e departamentit arkeologjik, historik dhe etnologjik.