Ministri i Kulturës, Hysni Ismiali në kuadër të aktiviteteve të tij të punës të institucioneve nga fusha e kulturës sot e vizitoi Muzeun e Artit Bashkëkohorë. Në takim, ministri Ismaili nga ana e drejtoreshës së këtij institucioni nacional, Mira Gaqina, ishte informuar për aktivitetet që janë realizuar gjatë periudhës së kaluar të cilët tërhoqën një numër të madh të vizitorëve.

Ndërmjet ngjarjeve të shumta, që paraqet interes te publiku janë projektimet e filmit të regjisorit të kultit Zhelimir Zhilnik, ekspozita “Shkupi, Sërish“ , e cila u realizua nën kuratoren e Ana Kac nga Muzeu i Artit Modern në Nju Jork – MoMA në bashkëpunim me Kumjana Novakova dhe aktivitete tjera .

Në Muzeun e Artit Bashkëkohorë është prezantuar ekspozita “Gjithçka që kemi të përbashkët” në të cilën prezentohen 12 artist nga vendi dhe aktorë të njohur nga bota, të cilët sot ekspozojnë në të gjithë qendrat udhëheqëse të artit nëpër botë si Tejt, Gugenhajm, Moma Nju Jork…….

Në MAB sonte do të realizohet mbrëmje shoqëruese ku do të promovohet numri i ri i revistës “Qelqi i madh”, revistë e specializuar për artin, kulturën dhe teorinë bashkëkohore.