Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në Klubin e Deputetëve mori pjesë në promovimin e veprës “Gramatika e gjuhës bashkëkohore rome”, eveniment ky i organizuar nga ministri i ngarkuar për zbatimin e Strategjisë për Romët, Muzafer Bajram.

Në evenimentin, fjalim kishte edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa në lidhje me veprën, fjalim mbajti edhe profesori Latif Demir, i cili është edhe autor i gramatikës së re të gjuhës rome.