Ministri i Kulturës Hysni Ismaili sot realizoi takim pune me drejtorin e Agjencionit të filmit, Gorjan Tozija dhe me kryetarin e Shoqatës të punonjësve të filmit, Igor Ivanov. Në takim u diskutua për mundësitë e marrjes së masave nga aspekti i veprimtarisë së filmit në drejtim të ndalimit të përhapjes së virusit Covid 19, e cila për momentin është prioriteti më i madh dhe për punonjësit e filmit në vendin tonë.

Në takim u theksua qe shëndeti i qytetarëve tonë është puna më e rëndësishme e këtyre momenteve të rënda dhe që pandemia e korona virusit dhe sjellja e masave drastike për ndalimin e saj goditi fuqishëm në jetën kulturore në nivel global. Bashkëbiseduesit në takim konstatuan që goditja sigurisht ka ndikuar dhe në industrinë e filmit të Maqedonisë së Veriut e cila së shpejti do të përballet me pasojat afatgjate për artistët e filmit, krijuesit, punonjësit e filmit dhe sektorit të përgjitshëm të filmit në vend. Ato janë dakorduar që në këto çaste të rënda duhet të mendohet dhe për zbutjen e pasojave të mëdha që do t’i përballë veprimtaria e filmit.

Në takim u diskutua që për momentin numër i madh i vendeve në Evropë dhe në botë janë në fazën e marrjes së masave me qëllim që të mudësohet mbijetesa e Industrisë audiovizuale në këto momente të rënda.

Institucionet përgjegjëse shoqërore kanë porositur që të bëhen përpjekje dhe janë ndërmarrë hapa në disa mënyra të tjera të veprimeve krijuese, mbështetja dhe lidhja e autorëve, punonjësve të filmit dhe publikut. Bashkëbiseduesit theksuan që në këto momente duhet të jepet mbështetje e ndërsjellë dhe me gëzim të madh të priten momentet kur dyertet e Institucioneve kulturore, setet e filmit, sallat e filmit, festivalet e filmit sërisht do të jenë të hapura dhe në dispozicion për komunikim të drejtpërdrejtë.